Pas denoncimeve te bera ne Top Channel, Operatori i Sistemit te Shperndarjes pranoi se gjate janarit jane bere gabime ne faturimin e energjise elektrike.
OSSH thote se ka verifikuar gati 2300 ankesa, nga te cilat 273 kane rezultuar te drejta. Drejtori Sahit Dollapi sqaroi se ndaj punonjesve qe kane abuzuar me faturat, si ne mbifaturim ashtu dhe nenfaturim, do te merren masa.
“Vetem 273 konsumatore jane gjetur ose mbi faturim ose nen faturim. Per keta do te behet kompensim. Nga ana tjeter, jane pushuar dhe larguar nga puna 61 punonjes per problemet me faturimin. 21 punonjes jane derguar ne prokurori per ndjekje penale”, ka saktesuar Dollapi.
Sipas tij, jane mare te gjitha masat qe gabimet e bera te regullohen. Kush ka pasur mbifaturim do te kompensohet, ndersa ata me nenfaturim me pak duhet te paguajne pjesen e mbetur.
Top Channel