Atentati ndaj Nunit, ndoshta per shkak te detyres

19/02/2009 08:35

Atentati ndaj anetarit te Gjykates se Larte mund te kete ndodhur per shkak te detyres.

Prokuroria e Krimeve te Renda eshte fokusuar ne veprimtarine e Ardian Nunit, si gjyqtar ne Gjykaten Supreme ne Shqiperi, ku ka kryesuar disa procese per konflikte pronesie.

Hetuesit e ceshtjes deklarojne se kane marre ne dore listen e gjyqeve dhe po perpilojne listat e deshmitareve qe do te therrasin ditet e ardhshme ne organin e akuzes. Megjithese gjyqtari Nuni, gjate marrjes ne pyetje, ka mohuar te kete nje konflikt per punen, hetuesit e ceshtjes kane kryer hapat e pare konkrete, duke
marre te dhena ne arkivin e institucionit ku punon.

Prokuroria deklaron se po verifikohet edhe e kaluara e gjyqtarit ne lidhje me konfliktet e mundshme ndaj personit te tij.

Ardian Nuni u plagos dy jave me pare ne afersi te baneses se tij, nga nje person qe mbetet ende i paidentifikuar.

Top Channel