Vendimi i Greqise per te vendosur veton ndaj anetaresimit te Maqedonise ne NATO ishte marre qe para veres se vitit 2007.

“E dinim se cfare strategjie do te vijonte pas te ashtuquajtures “Ceshtja e Shkupit”. Vendimi ishte i mare”, ka deklaruar ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis.

Sipas saj, vendimi ne fjale eshte mare duke pare interesat e Greqise dhe te marredhenieve te saj me vendet fqinje.

Nderkohe, Ministria e Jashtme greke ka njoftuar sot se, Athina nuk ka kerkuar asnje shtyrje te negociatave me Maqedonine per ceshtjen e emrit deri ne zhvillimin e zgjedhjeve politike.

Top Channel