
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ishte ne Kalimash ku vizitoi kantierin e ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash.
Meta vleresoi rrugen si nje arritje e madhe qe do t’i sherbeje integrimit te Shqiperise dhe gjithe shqiptareve ne rajonin e Ballkanit.
“Eshte nje veper e standarteve te papara deri tani ne Shqiperi, nje veper e standarteve me te avancuara evropiane dhe padyshim eshte nje ogur i mire edhe per te ardhmen e Ballkanit ne BE. Eshte nje veper qe lidh veriun me jugun, qe bashkon alpet tona te mrekullueshme me bregdetin dhe qe i jep zhvillim gjithe veriut te Shqiperise”, ka pohuar Meta.
Kreu i LSI ka refuzuar te komentoje hetimet qe Prokuroria e Pergjithshme po zhvillon mbi kete rruge, duke u shprehur se beson tek pavaresia e drejtesise.
“Une nuk jam ketu si ekspert as i prokurorise e as i gjykates, pasi besoj tek prokuroria e pavarur. Une jam sot ketu si politikan, per integrimin e shqiptareve dhe gjithe Ballkanit”, ka shtuar Meta.
Top Channel