
Nisma me e re politike e avokat, Spartak Ngjeles, partia per Ligj dhe Drejtesi eshte regjistruar zyrtarisht si force politike ne gjykate, duke i hapur rruge konkurimit te kesaj partie ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Programi i paraqitur prej dyshes me te larte drejtuese te partise, Ngjela- Bakalli e pozicion partine per Ligj dhe Drejtesi, si nje parti e qendres se djathte.
“Ne Shqiperi sot funksionon vetem 17 perqind e zbatimit te ligjit. Ne mendojme se kemi kapur kontradiktat thelbesore e nje nder to eshte mosrespektimi i ligjit”, u shpreh Ngjela.
Dhe pikerisht ne kete spekter te elektoratit, ata presin edhe mbeshtetjen me te madhe, si pasoje sic thone ata, e zhgenjimit nga qeveria e Partise Demokratike.
“Ish-te perndjekurit e ish-pronaret jane mbeshtetesit tane natyrale, por edhe ajo kategori qe politika i ka mbajtur larg kutive te votimit do te orientohet drejt nesh”, u shpreh Bakalli.
Avokat Ngjela, vete i burgosur politik, u tregua i kujdesshem, kur iu kerkua te komentonte vendimin e Gjykates Kushtetuese per pezullimin e zbatimit te Ligjit te Lustracionit.
“Ne jemi parti e ligjit dhe drejtesise dhe nuk pranojme shkeljen e Kushtetutes. Ne respektojme institucionet nese ato e zbatojne ligjin”, u shpreh Ngjela.
I pyetur per te ardhmen e koalicionit te Polit te Lirise, alternatives se brenda qendres se djathte, rivale te Partise Demokratike dhe aleateve te saj, zoti Ngjela konfirmoi se deri tani me demokristianet e Nard Ndokes dhe LZHK-ne e Dashamir Shehit eshte rene dakort vetem ne parim, por se gjithcka do te qartesohet javet e ardhshme.
Ajo qe ka me shume rendesi per avokat Ngjelen eshte se Partia per Ligj dhe Drejtesi iu ofron shqiptareve pikerisht ate qe ju mungon, zbatimin e ligjit ne nje shtet demokratik.
Top Channel