Ratko Mlladic do te arrestohet pavaresisht perpjekjeve te tij te shumta per te mbetur ne arrati.

Deklarata eshte bere nga Rasim Lajic, zyrtari i qeverise serbe per bashkepunimin me Gjykaten e Hages, i cili ka theksuar se, optimizmi i tij bazohet ne informacionet me te fundit nga sherbimet e sigurise.

“Perpjekjet me te fundit te qeverise do te japin rezultat lidhur me arrestimin e Mlladic”, ka pohuar Lajic.

Gjenerali Ratko Mlladic eshte ne arrati qe prej vitit 1995 dhe per here te fundit eshte pare ne Beograd ne vitin 2006. Ai akuzohet per genocid gjate luftes ne Bosnje.

Top Channel