Ne pervjetorin e pare te pavaresise vetem 54 vende kane njohur shtetin e ri te Kosoves. Mes tyre shtetet me te fuqishme ne bote, por edhe shtete te cilat duhet t’i kerkosh gjate ne harten e globit per t’i gjetur.

Gjithesesi numrat kane rendesine e tyre kur eshte fjala per t’u anetaresuar ne organizatat nderkombetare dhe para se gjithash ne Kombet e Bashkuara.

Kane zhgenjyer vendet arabe. Prishtina ka kujtuar se 57 vendet anetare te Konferences Islamike, do ta njohin ne bllok shtetin e Kosoves, vetem pak dite pas shpalljes se pavaresise.

Por kjo nuk ndodhi as nje vit me pas dhe ka shenja te ndodhe as ne te ardhmen e aferme. Kosoven e kane njohur vetem 8 prej tyre.

Natyrisht vendet arabe kane halle te tjera me te medha, ceshtja palestineze, Iraku dhe rritja e ndjenjave anti-amerikane kane rol te rendesishem ne kete vendim.

Por edhe ne kete lajm te keq, ka edhe nje te mire. Mungesa e solidaritetit e vellezerve myslimane eshte nje deshmi e forte kunder propagandes serbe e cila prej dy dekadash eshte perpjekur ta paraqese Kosoven si nje vend islamik dhe jo ralle si cerdhe e terroristeve.

E persa i perket rolit te diplomacise se Kosoves ne keto vende ka qene i dobet. Ky ndikim ka qene i vaket edhe ne vendet e Amerikes Latine.

Njohja e pare e shtetit te ri erdhi pikerisht nga nje vend i ketij kontinenti. Kosta Rika dergoi mesazhin e pare te njohjes vetem pak ore pas shpalljes se pavaresise, por shume shpejt mbeti i vetmuar ne kontinentin latin, edhe pse vendet e ketij kontinenti, pervec Venezueles se Chavez, nuk kane ndonje arsye te madhe per te mos e njohur shtetin e ri. Ketu diplomacia kosovare ka zhgenjyer me shume per te angazhuar njerezit e duhur per te punuar per njohjen.

Kosova dhe miqte e saj te medhenj, si SHBA dhe Britania, nuk kane mundur te bejne asgje per te ndryshuar mendjen e disa vendeve te BE-se.

Spanje, Greqia, Rumania, Sllovakia apo Qipro vazhdojne te mbeten jashte grupit te vendeve qe i kane thene po pavaresise. Ne kete menyre ata jane bere nje pengese te madhe per marrjen e vendimeve unanime qe Bashkimi Evropian duhet te marre per Kosoven.

Shtetin e ri nuk e kane njohur as disa nga shtetet qe po ngrihen si superfuqi boterore, Kina, India apo Brazili. Po pavaresisht ketyre njohjet pritet te vazhdojne.

Momentalisht jane edhe 12 shtete qe ne menyre direkte apo indirekte kane paralajmeruar njohjen, mes tyre edhe Arabia Saudite.

Top Channel