Ischinger: Rusi-Kosove, qendrimi mund te ndryshoje

18/02/2009 15:25

Ish-ndermjetesi i BE ne negociatat per statusin e Kosoves, Wolfgang Ischinger ka deklaruar se me permiresimin e marredhenieve mes SHBA dhe Rusise, kjo e fundit mund te ndryshoje qendrimin ndaj Kosoves.

“Mendoj se ne Kosove ka pasur veshtiresi edhe per shkak te mosmarreveshjeve mes Uashingtonit dhe Moskes. Por askush nuk duhet te dyshoje se me ketyre dy vendeve po lind nje ere e re marredheniesh, gje qe mendoj se do te reflektohet edhe ne Kosove”, ka pohuar Ischinger.

Ai ka shtuar se nje gje e tille do te ndikonte pozitivisht ne njohjen e Kosoves nga vende te tjera dhe ne perforcimin e pozitave te shtetit te ri ne Ballkan dhe Evrope.

Top Channel