BB: Hetimi mbi stafin, jo mbi qeverine

18/02/2009 15:05

Raporti final i Grupit te Inspektimit konstatoi se në Planin për Zhvillimin e Bregdetit Jugor dhe në programin e Qeverisë për prishjet e banesave duhet të ishte zbatuar politika e Bankës për Zhvendosjen e detyruar, prandaj familjet e Jalit duhet të ishin mbështetur nga kjo politike.

Raporti pranon se projekti nuk ishte projektuar dhe mbikqyrur siç duhet. Komunikime të rëndësishme të Ekipit të Menaxherëve me Bordin ishin të gabuara.

Përpjekjet  e Bankës për mbledhjen e fakteve lanë jashtë ngjarje dhe informacione kyçe. Ekipi i Menaxherëve pajtohet me gjetjet e Panelit në këto fusha dhe pranon se këto gabime janë të papranueshme dhe flasin për një shkelje serioze në llogaridhënie, e përgjegjësi. 

Kryetari i Panelit të Inspektimit, Werner Kiene pohoi se, “Moszbatimi nga Banka e politikave të saj në rastin në fjalë është tmerrësisht shqetësuese, Paneli përshëndet aktin e Presidentit dhe Ekipit të Menaxherëve të Lartë, që pranuan gabimet dhe filluan marrjen e masave korrigjuese pasi Paneli paraqiti raportin e tij.”

Sa i perket daljes se pergjegjesive, raporti dhe deklarata per shtyp tregohen te kujdesshme, mesa duket edhe si reflektim i debatit ne mbledhjen e panelit te inspektimit, qe raportohet se ka qene i ashper. “ndryshe nga c’raportohet në shtyp, vazhdon deklarata e BB, asnjë nga zyrtarët e qeverisë, anëtarë të Njësisë së Koordinimit të Projektit, ose staf i Bankës nuk është nën hetim nga Departamenti i Integritetit Institucional për korrupsion.

Por ne paragrafin e fundit te deklarates thuhet qarte se mandati hetimor i panelit, ka qene i kufizuar vetem tek stafi i bankes boterore, duke lene te kuptohet se nuk eshte kompetence e saj te hetoje stafin e administrates se qeverise, qe perfshin edhe te shumeperfoluren njesi te koordimit dhe menaxhimit te projektit.

“Kryetari i panelit të inspektimit Uerner Kin konfirmoi se mandati i panelit nuk përfshin dyshimin e hetimeve për korrupsion, dhe nuk bën vlerësime në lidhje me këtë. Paneli heton zbatimin e politikave operacionale të bankës dhe procedurave. Paneli nuk heton huamarrësin pra qeverine) dhe nuk e ka bërë as në rastin në fjalë. Duke lene te kuptohet se hetimi per keta te fundit eshte ceshtje e organeve kompetente ne Shqiperi, pasi eshte jashte juridiksionit te Bankes Boterore.

Projekti ne fjale eshte pezulluar me 9 janar te ketij viti dhe do te mbetet i pezulluar deri sa te merret nje vendim ose per ristrukturimin ose per pezullimin e tij te plote

Top Channel