Rikthehen aktet e dhunes ne kryeqytetin grek. Policia vendase caktivizoi mengjesin e sotem nje autobombe, qe ishte vendosur perpara zyrave te Citibank, ne lagjen Kifissia ne veri te Athines.

Brenda automjetit kishte nje sasi eksplozivi, qe u komandua me telekomande. Makina ishte pikasur nga nje roje, qe kaloi prane saj. Nderkaq, mbremjen e djeshme nje grup personash te maskuar sulmuan me arme zjarri seline e televizionit grek Alter, po ne Athine.

Televizioni njoftoi se nuk ka pasur viktima nga sulmi. Agresoret qe udhetonin me nje motor hapen zjarr ndaj makinave qe ishin parkuar perpara selise se televizonit, duke shkaktuar demtimin e tyre. Ata hodhen dhe nje bombe, por qe fatmiresisht nuk shpertheu.

Askush nuk e ka marre persiper sulmin, qe pason nje seri ngjarjesh qe mbajne firmen e Luftes Revolucionare dhe sektit te Revolucionareve. 

 

Top Channel