“E ardhmja evropiane e Kosoves eshte e sigurte”. Optimizmi pershkoi fjalimin e kryeministrit Thaci ne pervjetorin e pare te pavaresise se Kosoves.

Sipas kreut te qeverise, shteti i ri po shkon drejt integrimit ne BE dhe NATO, ndersa shume shpejt do te njihet edhe nga vende te tjera te botes.

Pavaresia e Kosoves tha Thaci ishte e merituar dhe solli stabilitet ne rajon. Kryeministri vleresoi sfidat dhe arritjet gjate ketij viti, duke filluar nga krijimi i institucioneve te shtetit, tek rritja ekonomike 6 perqind, hapja e vendeve te reja te punes, permiresimi i kushteve te arsimimit dhe kujdesit shendetesor, si dhe rritja e sigurise per investitoret e huaj.

“Festa e pavaresise i kalon kufijte e shtetit tone krenar dhe te lire”, u tha Thaci parlamentareve. Pervjetori e gjen vendim me te fuqishem, me modern dhe me te zhvilluar, tha kryeministri.

Thaci falenderoi partneret nderkombetare per perkrahjen per shtetin e ri dhe shprehu bindjen se ky vit do ta gjeje Kosoven me te tjera arritje.

Top Channel