Mitrovica eshte jo thjesht dhembje koke per qeverine e Kosoves, sesa edhe simbol i deshtimit te nderkombetareve per te pranuar edhe ata vete integritetin e plote te Kosoves, si pasoje e presionit nga Serbia, por per me shume nga Rusia.

Gjithmone ka trazira, demonstrata apo incidente te armatosur. Fjala me e permendur atje mbetet serish “siguria”. Banoret, si ata shqiptare ashtu dhe ata serbe denoncojne mungesen e pranise se shtetit.

“E kemi pritur pavaresine, ajo ka ardhur para nje viti. Kemi pritur edhe ndryshimin e Mitrovices, por asgje. Ketu nuk ka prani te shtetit. Ata vijne vetem kur ndodh dicka”, deklaron Sami Rexhepi.

Te njejten gje pohon edhe banori serb Nenad Jevdjic, i cili thote se nuk priste asgje nga pavaresia e Kosoves. “Situata ne Mitrovice nuk eshte permiresuar as per shqiptaret e as per serbet. Une nga pavaresia nuk prisja gje. Nuk jam i lumtur me kete situate, nuk ndihet as prezenaca e shtetit serb e as e atij shqiptar”, thote ai.

Top Channel