Akademiku Rexhep Qosja ka komentuar ne nje interviste per VOA 1-vjetorin e pavaresise se Kosoves. Sipas tij, me 17 shkurt u realizua enderra e shqiptareve per pavaresi.

“28 Nentori dhe 17 Shkurti jane dy data te rendesishme ne historine e popullit shqiptar. Kosova eshte nje shtet. Pas nje shekulli ajo mundi te behej shtet”, ka deklaruar Qosja.

Por akademiku i njohur e ve theksin tek shtetformimi i Kosoves, qe sipas tij eshte nje proces ne ndertim e siper.

“Nje vit ka kaluar me perpjekje per ndertim institucional, per qendrueshmeri. Jane bere perpjekje dhe shteti eshte nje proces ne ndertim”, ka shtuar Qosja.

Top Channel