Festa ne Prishtine ka nisur qe mbremjen e djeshme. Me mijera njerez te entuziazmuar kane pushtuar rruget e Prishtines dhe qyteteve te tjera kosovare ne kete dite te madhe per shqiptaret.

Shqiptaret atje jane te lumtur sepse festojne jo vetem pavaresine po edhe faktin se pas nje viti, vendi ruan stabilitetin. 

“Jam shume i lumtur qe i perkas kesaj gjenerate. Sot kemi shtepi, jo si nje vit me pare, ku nuk kishte kulm mbi krye”, u shpreh Taulant Hoxha, nje qytetar i Prishtines.

Nderkohe serbet ne Gracanice e kane pritur te pakenaqur kete feste te shqiptareve.

Gazetaret e Reuters kane pyetur banoret aje dhe ata ndihen te merzitur me kremtimin e kesaj feste.

“Po festojne pavaresine duke valevitur flamuj kudo. Duhet te shkojne ne Shqiperi per te festuar dhe jo ketu”, thote nje banor i Gracanices.

Top Channel