Perfaqesues Civil Nderkombetar, Peter Feith, uroi te gjithe shtetasit e Kosoves per njevjetorin e pavaresise.

Ne nje fjalim para deputeteve, Feith, deklaroi se misioni i Kosoves eshte i rendesishem, pasi duhet te krijoje nje demokraci shumeetnike, nje shtepi per te gjithe qytetaret e saj.

“Le te vazhdojme perpjekjet tona qe ta bejme kete vit, nje vit te te arriturave te medha. Le te punojme per stabilitet te bazuar ne zbatimin e ligjit, qe te garantojme siguri per te gjithe”, kerkoi Feith.

Perfaqesuesi nderkombetar kerkoi po ashtu “fryme pajtimi dhe faljeje”, per te nxitur me tutje pasurimine Kosoves, ketij vendi me diversitet gjuhesor, fetar dhe trashegimi kulturore.

Feith kerkoi ne kete dite te shenuar edhe progres ne reformat politike, ekonomike dhe sociale per te krijuar nje vend te mire per te gjitha komunitetet.

Top Channel