Festimet ne Kosove per njevjetorin e pavaresise kane arritur kulmin.

Ka qene nje dite e ngjeshur me aktivitete, me deklarata, deri diku edhe me tension, shkaktuar kryesisht nga sjellja e serbeve dhe e Beogradit, qe kane tentuar te prishin festen, por pa ja arritur qellimit.

Kosova ka festuar njevjetorin si shtet me vete dhe kete gezim nuk ka asgje qe e prish dot. Aktivitetet pritet te kulmojne ne darke, me festen e madhe te fishekzjarreve.

Por natyrisht gezimi ka qene i dyfishte sot per ata kosovare, qe ditelindja u ka qelluar me 17 shkurt, apo kane sjelle nje vit me pare ne jete femijet e tyre, ne kete dite fatlume per Kosoven.

Pavaresia eshte emri i nje vajze nje vjecare, qe nje vit me pare lindi ne diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Prinderit e saj shprehen te lumtur per kete koincidence.

“Jemi shume te lumtur per lindjen e Pavaresise dhe per shtetin e Kosoves, qe sot ben nje vit”, shprehet i ati i femijes, Xhevdet Sopa. Edhe e ema Lumturie Sopa shpreh te njejtin gezim. “U gezova shume qe nje vit me pare lindi shteti i Kosoves dhe po ate dite vajza ime”, thote ajo.

Top Channel