Operacioni plastik qe ka pesuar simboli shteteror i Kosoves eshte ende si mish i huaj ne ndergjegjen e qytetareve te saj, si shqiptare, ashtu edhe serbe, sepse te dyja kombesite bashkohen ne piken, se ai nuk arrin te perfaqesoje asnjeren prej tyre.

“Une kurr nuk do ta mbaj kete flamur. Flamuri jone eshte ai kuqezi dhe ai do te mbetet”, shprehet Naim Zogaj. Ndersa nje banore serbe thote: “Ne kemi flamurin tone, shqiptaret te tyrin. Te mos na ngaterrojne”.

Por shqiptaret, qe ne shkembim te simboleve, moren pavaresine e shtetit ku ata jane mbi 90 perqind e popullsise, duket se me kalimin e kohes dhe dallimet e brezave, do ta pranojne ate. Por ne zemrat e tyre mbizoterojne dy ngjyra te tjera, ato kuqezi.

Familja Krasniqi mbahet mend ne Kosove si familja qe qendisi flamurin e pare kosovar. “Ishte nje organizate qe quhej Levizja Kombetare. Kur u anetaresova ne te me dhane si detyre te qendisja flamurin. Ate flamur e ka marre kodra e Krovicit”, tregon Emine Krasniqi.

Top Channel