Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj nuk kursen kritikat per qeverine edhe ne diten e pavaresise se Kosoves.

Duke i akuzuar drejtuesit e vendit se po e shnderrojne shtetin si prone private, Haradinaj u shpreh se qeveria kerkon te monopolizoje te gjitha te mirat e historise dhe ardhmerise se perbashket, ndersa pushteti eshte transformuar ne nje korrupsion te organizuar.

Haradinaj ka vleresuar se viti i dyte i pavaresise do te jete me i veshtire, pasi vendin e presin nje mori provash dhe problemesh.

Top Channel