Presidenti i Turqise, Abdullah Gyl i ka derguar sot nje mesazh urimi homologut kosovar Fatmir Sejdiu, me rastin e njevjetorit te pavaresise se Kosoves.

Ne mesazhin e tij, Gyl ka shprehur bindjen se Kosova do te zere vendin qe i takon ne bashkesine nderkombetare dhe ka rikonfirmuar mbeshtetjen e Ankarase ne proceset qe Kosova ka perpara.

“Turqia eshte e perkushtuar per te thelluar lidhjet vllazerore, historike dhe shpirtin solidar mes dy kombeve tona. Ajo do te vazhdoje ta mbeshtese Kosoven ne te gjitha fushat, sic ka bere deri tani”, eshte shprehur Gyl.

Top Channel