Ministri gjerman i Shtetit, Gernot Erler ka deklaruar se vendimi i njohjes se pavaresise se Kosoves, pavaresisht veshtiresive, ishte me se i drejte.

“Pavaresisht veshtiresive fillestare, vendimi per njohjen e Kosoves ishte i drejte dhe pa alternativa”, ka pohuar Erler.

Duke folur ne kuader te njevjetorit te pavaresise, ai ka theksuar se pavaresia e Kosoves ka pasur pasoja per rajone te tjera, por ka nenvizuar se tashme keto pasoja jane zhdukur.

“As qe mund te vihet ne dyshim qe shpallja e pavaresise se Kosoves pati pasoja der ne Kaukaz. Por tani jemi larg situates dramatike qe ishte ne fillim”, eshte shprehur Erler.

Me tej ministri gjerman i ka kerkuar qeverise kosovare qe te bashkepunoje me EULEX-in, te cilin e ka konsideruar si misionin me te madh te organizuar ndonjehere nga BE per vendosjen e rendit dhe ligjit.

Top Channel