Shperthime ne Presheve, nuk ka viktima

16/02/2009 12:30

Dy shperthime kane ndodhur rreth ores 02.30 te nates se mbremshme ne qender te Presheves.

Shperthimet nuk kane shkaktuar viktima, por vetem deme materiale te disa lokaleve dhe te dy automjeteve. Ngjarja ndodhi prane nderteses se kuvendit komunal dhe tregut te gjelber.

Policia ka rrethuar vendin dhe sqaroi se dyshohet qe bombat e dores te jene hedhur nga nje makine ne levizje. Ky eshte incidenti i pare pas shume kohesh ne Presheve dhe ka shkaktuar shqetesim mes banoreve.

Top Channel