Analisti amerikan i ceshtjeve te Ballkanit, Daniel Server ka paralajmeruar se tendencat per ndarjen e Kosoves mund te shtrihen ne te gjithe rajonin, duke perfshire edhe Maqedonine, Luginen e Presheves dhe Bosnjen.

Sipas drejtorit te Institutit Amerikan per Paqen, ne Ballkan ekzistojne kercenime konkrete per stabilitetin.

“Se pari eshte Kosova, marredheniet e te ciles me Serbine nuk jane rregulluar, se dyti eshte Bosnja, ku marredheniet mes boshnjakeve dhe serbeve jane te tendosura dhe se treti eshte Maqedonia, ku ka shume ceshtje politike te mbetura pezull”, ka pohuar Server.

Analisti amerikan ka shtuar me tej se administrata e re amerikane nuk ka interesa paresore ne Ballkan, por ne rajone te tjera.

Top Channel