Shefi i misionit civil nderkombetar ne Kosove, Piter Feith ne nje takim me kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqi, ka vleresuar arritjet e ketij institucioni gjate nje viti pavaresi.

“Jam i impresionuar me arritjet e Kuvendit. Pas fjalimit tim ne PE, eurodeputete te tjere kane shprehur mbeshtetjen e tyre ndaj ketij institucioni dhe kryetarit te tij”, eshte shprehur Feith.

Ndersa Krasniqi nga ana e tij ka falenderuar zyrtarin evropian per mbeshtetjen si dhe ka rikonfirmuar politiken e Prishtines, per ndertimin e nje shteti multietnik dhe demokratik.

Top Channel