17 shkurti, qeveria: Do mbrojme kufijte

16/02/2009 09:05

Qeveria e Kosoves deklaroi se ka marre te gjitha masat qe incidentet e nje viti me pare, me djegien e pikave doganore ne veri te Mitrovices te mos perseriten.

Cfaredo iniciative e serbeve per destabilizuar Kosoven ne njevjetorin e shpalljes se pavarsise, do te ndeshet me organet e sigurise se Kosoves. “Tentimi i serbeve per te djegur serish dy pikat kufitare ne veri te Mitrovices sic eshte kerkuar nga disa lidere te Serbise do te jete i kote. Tentuesit do te ndeshen me vullnetin e institucioneve”, premton zedhenesi i qeverise se Kosoves, Memli Krasniqi.

Per t’i mbrojtur kufijte e Kosoves dhe pikat doganore te vendit, organet e rendit dhe sigurise kane nderrmare te gjitha masat parandaluese qe ne rast te ndonje trazire te mundshme, te mbrohen kufijte e vendit. Sipas Krasniqit, jane vene ne dispozicion policia e Kosoves, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i.

Top Channel