SHBA: Respektojme sovranitetin e Kosoves

15/02/2009 18:20

Shtetet e Bashkuara te Amerikes respektojne sovranitetin e Kosoves brenda kufijve te saj. Keshtu eshte shprehur zevendesndihmes-sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones i cili ka theksuar se Uashingtoni po ben perpjekje per te zgjidhur dallimet mes shqiptareve dhe serbeve ne Kosove.

“Ne po punojme permes EULEX-it dhe strukturave te tjera nderkombetare per te zgjidhur dallimet, ne menyre qe Qeveria ne Prishtine te ushtroje autoritetin ne gjithe territorin e vendit”, eshte shprehur Jones per radion “Evropa e lire”.

Ai deklaroi se SHBA-te kane vullnetin te ulen ne tryezen e bisedimeve mes Kosoves e Serbise, nese ftohen per te ndihmuar ecjen perpara te ketij procesi.

Top Channel