Terrorizmi, 9 te arrestuar ne Britani

14/02/2009 18:45

Ne nje aksion te gjere antiterrorizem, policia e Lankashirit ne Britanine e Madhe ka arrestuar nente persona.

Sipas te dhenave nga ishulli, gjate aksionit jane bastisur edhe 5 shtepi ne Bernlei, ne afersi te Prestonit. Gjashte prej nente te arrestuarve jane lene ne liri me kusht, ndersa tre te tjere mbeten ne burg.

Gjithashtu jane sekuestuar edhe disa prona private te personave te prangosur. “Arrestimet jane pjese e nje hetimi te gjate te njesitit antiterrorizem te Lankashairit”, ka deklaruar nje zedhenes i policise lokale, duke mos dhene detaje te tjera ne lidhje me kete operacion.  

Top Channel