Nje serb fiton cmimin “Trungu i Kosoves”. Kryetari i partise Liberale Serbe, Sllobodan Petrovic u nderua me kete cmim, me motivacionin per kontribut te posacem ne zhvillimin e shoqerise civile ne Kosove.

“Sigurisht qe ky cmim per mua ka nje vlere te vecante, duke mos perjashtuar edhe partine time. Po ashtu, ky cmim ka vlere edhe per pakicen serbe ne pergjithesi ne Kosove, duke mos perjashtuar as shumicen e banoreve te Kosoves. Kjo eshte per nje shoqeri civile demokratike dhe partia jone ka per qellim te merret me ineresat e qytetareve dhe jo me nacionalizma, sic bejne partite e tjera serbe”, tha Petrovic.

Ai eshte vleresuar si lideri serb i cili ka krijuar raporte te mira me te gjithe lideret, si te Kosoves ashtu edhe ata te Beogradit. Cmimi eshte dhene nga kuvendi i OJQ-ve te Kosoves. Ai u jepet personave qe kane punuar per vlerat qytetare ne jeten politike, per forcimin e shoqerise civile dhe permiresimin e jetes se perditshme te qytetareve te Kosoves.

Per here te pare me kete cmim eshte vleresuae ish-komandanti i KFOR-it, Marcel Valentin ne vitin 2002.

Top Channel