Zgjedhjet parlamentare ne Kosove, debat ne Kuvend

13/02/2009 14:05

Kuvendi i Kosoves ka nisur sot debatin per daten e zgjedhjeve parlamentare, qe me vendimin e Presidentit, Fatmir Sejdiu, do te mbahen ne vitin 2011 dhe jo brenda vitit 2009 sikurse pretendon opozita.

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, e cila ka bere kerkesen per debat, vlereson se vendimi i Sejdiut eshte i gabuar dhe shkel ligjin e vendit.

Kryetari i grupit kuvendor  te AAK-se, Ardian Gjini, vleresoi se vendimi shkel dispozitat e dokumentit, mbi bazen e te cilit eshte shpallur pavaresia e Kosoves.

Nga ana e saj PDK-ja theksoi se zgjedhjet nuk jane te volitshme per popullin e Kosoves ne kete moment.

Ndersa LDK-ja e ka vleresuar vendimin e presidentit, si te bazuar ne Kushtetute.  Vendimi i Sejdiut eshte perkrahur nga kryeministri Thaçi dhe perfaqesuesi i Zyres Civile Nderkombetare, Piter Faith.

Top Channel