Zannier, kete muaj takime me zyrtaret serbe

13/02/2009 09:55

Shefi i Misionit te OKB-se ne Kosove, Lamberto Zannier, do te takohet gjate ketij muaji me zyrtaret serbe, per te diskutuar per pergatitjet per mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Sigurimit te OKB-se per Kosoven.

Lajmin e konfirmoi zedhenesi Russell Geekie. Sipas UNMIK, Zannier do te takohet me ministrin e Jashtem serb, Vuk Jeremic dhe me ministrin per Kosoven, Goran Bogdanovic, ne Beograd.

Zannier, ka zhvilluar konsultime te ngjashme edhe me autoritetet ne Prishtine, ndersa po konsultohet edhe me palet e tjera, e vecanerisht me Bashkimin Evropian.
 

 

Top Channel