Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka ftuar qytetaret kosovare qe nje vjetorin e pavaresise ta festojne me dinjitet dhe pa trazira.

“Institucionet e Kosoves dhe populli i saj te demonstrojne dinjitetin, krenarine dhe madheshtine e kesaj dite”, ka deklaruar Thaci.

Kryeministri njoftoi sot kabinetin e tij per takimin e pare te Keshillit te Sigurise se Kosoves, qe sipas tij shenon edhe krijimin e ketij institucioni kaq te rendesishem per vendin.

Thaci ka vleresuar gjithashtu se gjate nje viti si shtet i pavarur, ne Kosove jane plotesuar te gjitha kapacitetet institucionale.

Top Channel