NATO: Presim anetaresimin e Maqedonise

13/02/2009 15:55

NATO ka rikonfirmuar qendrimin pro integrimit te Maqedonise, por ka theksuar se per te realizuar kete duhet zgjidhur ceshtja e emrit me Greqine, qe eshte edhe pengesa kryesore e integrimit.

“Qendrimi yne nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje. Deshirojme te shohim perparim dhe zgjidhje te shpejte per emrin, ne menyre qe Maqedonia te anetaresohet ne Aleance”, thuhet ne nje komunikate te zyres se Jap de Hoop Scheffer.

Ne dokumentin zyrtar thuhet me tej se Aleanca po i ndjek me vemendje negociatat, sidomos pas deklaratave te zyrtareve maqedonas, se qendrimi i Athines eshte bere me agresiv qe pas samitit te Bukureshtit.

Top Channel