Maicon, mungesa e madhe e Interit ne derbi

13/02/2009 21:15

Ne prag te derbit, Inter ka marre nje godije te madhe pasi mbrojtesi brazilian Maicon eshte demtuar.

Lojtari kryesor ne repartin e prapavijes zikalter nuk do zbrese ne stadiumin “San Siro” te dielen ne mbremje per shkak te nje demtimi ne kofshen e majte. Sipas te dhenave te para, Maicon do mungoje vetem per ndeshjen e fundjaves, pasi ai do rikthehet kunder Manchester United.

Probleme ka edhe per sulmuesin Adriano, i cili vuan nga disa probleme te vogla fizike, por per te nuk parashikohet asgje serioze. Maicon rezulton si nje nga lojtaret me te mire te Interit te ketij sezoni, pasi ne krahun e djathte ai eshte i pazevendesueshem, madje disa here ka arritur te gjeje edhe rrjeten

Top Channel