Raporti i perfaqesuesit te Bashkimit Evropian ne Kosve, Peter Faith para Komitetit per Pune te Jashtme te Parlamentit Evropian, eshte pritur me reagime nga perfaqesuesit e institucioneve ne Prishtine.

Faith adresoi kritika te ashpra per qeverine dhe Kuvendin e Kosoves per te paren mungese transparence ndersa per te dytin mungese debati.

Por kryeministri dhe kryetari i Kuvendit u shprehen se nuk pajtohen me vleresimet se institucionet e Kosoves nuk kane perparuar ashtu si duhet sidomos ne llogaridhenie dhe transparence persa iu perket  shpenzimit te parave publike dhe ato te donatoreve.

“Te gjitha obligimet dhe qe kane ardhur per t’u diskutuar ne parlament sic e parashikon Kushtetuta, parlamenti gjate mandatit im eshte perpjekur t’i kryeje”, u shpreh Krasniqi.

Por kritikat e perfaqesuesit te BE se duket se i kane shkuar pershtat opozites ne Kosve e cila ka shfrytezuar rastin te derdhe edhe nje lume kritikash te tjera ndaj kundershtareve politike.

“Eshte me mire qe kritikat jane bere publike dhe te jene nje porosi e qarte qe 2009 nuk ben te vazhdoje me”, u shpreh Nexhat Daci.
 
Ne raportin e tij Faith ka mbeshtetur hapur edhe bisedimet ne nivelin teknik mes Prishtines dhe Beogradit, nje proces ky i cili nuk ka filluar pasi nuk ka aprovimin e Prishtines.

Top Channel