Kosove, operacion anti-droge, 10 ne pranga

13/02/2009 19:15

Nje operacion i gjere anti-droge i kryer pasditen e sotme nga policia kosovare ne Prizren ka cuar ne arrestimin e 10 personave dhe ne sekuestrimin e nje sasie te konsiderueshme lende narkotike.

Lajmin e bejne te ditur burime prane Sherbimit Policor te Kosoves, sipas te cilave gjate operacionit u bllokuan 14 kilograme droge e llojit heroine.

Burimet shtojne me tej se operacioni eshte ende ne vazhdim dhe pritet te kete arrestime te reja. Ne perfundim te tij pritet qe te zbardhen edhe detajet.

Top Channel