Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic ka deklaruar se Beogradi nuk do t’ua dorezoje SHBA-ve basketbollisitin Milladin Kovacevic, i cili akuzohet per rrahjen barbare te nje studenti qe u shpreh pro pavaresise se Kosoves ne Universitetin Binghamton.

Kovacevic ishte arrestuar ne SHBA, por pas lirimit me kaucion kishte ikur nga ky vend fale nje pasaporte false, qe ia kishte dhene nje zyrtar i konsullates serbe.

Jeremic e ka arsyetuar kete deklarate duke thene se Kushtetuta e Serbise nuk lejon dorezimin e qytetareve te saj shteteve tjera.

Top Channel