Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka kundershtuar deklaratat e presidentit Tadic, lidhur me anetaresimin e Kosoves ne institucionet financiare nderkombetare.

Jeremic ka theksuar se Beogradi nuk e perkrah hyrjen e Kosoves ne keto institucione dhe se nuk e ka ndryshuar politiken e tij ndaj ketij vendi.

“Serbia eshte kunder kerkesave qe Kosova i ben ne emer te shtetit per anetaresim ne organizmat nderkombetare financiare”, ka deklaruar shefi i diplomacise serbe.

Ai ka shtuar me tej se Serbia eshte e gatshme te bisedoje me Kosoven per statusin e saj, “ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje e pranueshme nga te dyja palet”.

Top Channel