Prokuroret qe po trajtojne ceshtjen e Voisllav Sheshel ne gjykaten e Hages kane kerkuar me shume kohe per te siguruar 11 deshmitare.

Sipas prokuroreve, deshmite e 11 personave ne fjale jane kyce per proceduren e gjykimit te te pandehurit.

Per marrjen ne pyetje te ketyre deshmitareve, prokuroreve u duhen 23 ore, nderkohe qe atyre u jane dhene vetem 6.

Sheshel akuzohet per krime ndaj popullates jo serbe ne Kroaci, Vojvodine dhe Bosnje e Hercegovine ne periudhen 1991-93.

Pardje trupi gjykues vendosi nderprerjen e procesit ndaj tij deri ne nje kohe te pacaktuar per te verifikuar deklaratat se nje deshmitar eshte kercenuar.

Top Channel