Shefi i misionit civil nderkombetar ne Kosove, Piter Feith ka deklaruar se deklaratat e tij ne Parlamentin Evropian lidhur me punen e qeverise se Prishtines jane keqinterpretuar.

Duke folur pas nje takimi me kryeministrin kosovar Hashim Thaci, Feith ka theksuar se ka raportuar per arritjet e shtetit te Kosoves gjate nje viti ekzistence.

“Raporti im nuk ka te beje fare me partite politike ne Kosove, por ka te beje me institucionet dhe funksionimin e shtetit, qe une mendoj se ka qene pozitiv”, ka pohuar Feith.

Ndersa Thaci nga ana e tij ka nenvizuar se deklaratat e zyrtarit evropian nuk duhet te keqinterpretohen, “pasi ai eshte mik i Kosoves”.

Top Channel