Kercenimi me i madh per sigurine Europes i vjen nga Ballkani. Keshtu thuhet ne raportin e pervitshem te Inteligjences Amerikane, paraqitur para Kongresit nga drejtori i tij, Dennis Blair.

Sipas raportit, sfidat kryesore per stabilitetin ne kontinentin tone do te vijne nga statusi i pazgjidhur politik i pakices serbe ne Kosove, si dhe nga raportet jo te lehta mes komuniteteve ne Bosnje-Hercegovine.

“Pavaresisht zhvillimeve pozitive te vitit te fundit, sic ishin shpallja paqesore e pavaresise se Kosoves nga Serbia, zgjedhja e udheheqesve pro BE-se ne Beograd dhe marrja e fteses per anetaresim ne NATO nga Shqiperia dhe Kroacia, perseri ngjarjet ne Ballkan do te perbejne kercenim per destabilitetin ne Evrope kete vit”, tha Blair.

Raporti thekson edhe faktin se mbi 50 shtete e kane njohur pavaresine e Kosoves, ku perfshihen dhe 22 nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian.

Top Channel