Misioni i OSBE-se ka shprehur keqardhje qe kuvendi i Kosoves deshtoi serish ne zgjedhjen e Avokatit te popullit.

Shefi i ketij misioni ne Kosove, ambasadori Werner Almhofer, ka thene se populli i Kosoves ka nevoje per Ombudspersonin dhe se kuvendi duhet ta fuqizoje kete institucion te rendesishem dhe te pavarur. Gjate seances se djeshme parlamentare, pas tri raundeve te votimit nuk u arrit te zgjidhej Avokati i Popullit, pasi asnje nga tri kandidatet nuk siguroi votat e nevojshme.

Edhe rrjeti i shoqerise civile ne Kosove ka reaguar per kete ceshtje, duke theksuar se moszgjedhja e nje drejtuesi do te kete efekt negativ ne Institucionin e Avokatit te Popullit ne Kosove.

Top Channel