Nje batalion gjermano-austriak i NATO-se prej 600 trupash ka zbarkuar ne Kosove. Edhe pse nuk thuhet qarte, trupat shtese vijne per shkak te pervjetorit te pavaresise dhe shqetesimeve per trazira.

Ne komunikaten e leshuar nga trupat paqeruajtese thuhet se prezenca e trupave do t’i mundesoje forcave te NATO-se te ruajne nivelin e larte te gatishmerise dhe te kene mundesi te zbarkojne me shpejtesi si pergjigje per cfaredo skenari.

“Zbarkimi i perkohshem demonstron aftesine e NATO-se te pergjigjet ne menyre te shpejte ndaj cfaredo situate brenda zones operacionale te KFOR-it”, thuhet ne njoftim.

Batalioni gjerman i ORF-se perbehet nga trupat qe vijne nga Hanoveri i Gjermanise, te perforcuara nga ushtaraket e Austrise.

Batalioni do te zhvilloje ushtrimin ne rajonin e pergjegjesise se KFOR-it duke filluar nga 15 shkurti. Ushtrimi ndermerret si pjese e operacionit “Perpjekja e vendosur 2009” e cila do te vazhdoje gjate tere vitit.

Top Channel