Ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Islam Lauka u prit sot ne nje takim nga presidenti Fatmir Sejdiu, te cilit i dorezoi edhe letrat kredenciale.

“Kosova do t’i jete perhere mirenjohese Shqiperise per mbeshtetjen e madhe qe na ka dhene ne proceset e perbashketa qe kemi kaluar”, i tha Sejdiu, ambasadorit Lauka.

Ambasadori shprehu mbeshtetjen e plote qe do te jape Shqiperia, sidomos ne zyrtarizimin e levizjes se lire te qytetareve, nje aspirate e perbashket kjo e te dy vendeve.

Gjate bashkebisedimit, Lauka theksoi faktin se mes Shqiperise dhe Kosoves ka vetem pika takimi, dhe se vendet do te vazhdojne bashkepunimin e tyre te plote.

Top Channel