Marina amerikane arreston te dyshuarit per pirate

12/02/2009 01:50

Marina amerikane ka kapur shtate te dyshuar si pirate ne Gjirin e Adenit.

Behet fjale per ndalimet e para qe kur ushtria amerikane eshte vendosur ne kete zone per te luftuar piraterine, nje problem shume shqetesues per anijet qe kalonin ne keto ujra.

Detaret e kryqezorit amerikan “Vella Gulf” i ndaluan te dyshuarit ne nje zone midis Afrikes dhe Lindjes se Mesme pas denoncimit te nje naftembajteseje se piratet po tentonin te bordoheshin me anijen duke hedhur litaret.

Nderhyrja e menjehershme e marines amerikane beri qe incidenti te kalonte pa pasoja.

Top Channel