Nxenesit maqedonas ne gjimnazin e Struges mbeshtesin vendimin e Ministrise se Arsimit per te zhvilluar mesimin ne turne te ndara nga nxenesit shqiptare.

“Ndarja ne turne etnike eshte zgjidhja e duhur per te zhvilluar mesimin. E vetmja arsye pse mendojme se ky vendim eshte i drejte, eshte sepse jeta e njerezve eshte ne plane te pare”, ka deklaruar nje studente maqedonase.

Por faktori shqiptar e ka denuar duke e cilesuar si regres te madh ndarjen e nxenesve sipas kombesise. “Nje gje e tille eshte shume e rende. Ajo bie ne kundershtim me statusin e shkolles”, ka deklaruar politikani shqiptar Rahmiz Merko.

Por vete maqedonasit kerkojne thellimin e ketyre ndasive duke krijuar nje precedent te ri per konfliktet nacionale ne Maqedoni.

Top Channel