Anetari i Parlamentit Evropian dhe raportues i ketij organizmi per Serbine, Jelko Kacin, eshte shprehur se me ndarjen e Kosoves do te humbnin vete serbet qe jetojne atje.

Sipas tij, Kosova duhet te zhvillohet dhe te behet pjese e barabarte e Bashkimit Evropian. “Mendim i drejte eshte krijimi i mirebesimit dhe bashkepunimit te ndersjelle, i krijimit te mundesive qe autoritetet kosovare te zhvillojne te gjitha kapacitetet e tyre, qe administrata te aftesohet, qe edhe pjesetaret e pakicave te zhvillohen”, u shpreh deputeti.

Lidhur me marredheniet mes Prishtines dhe Beogradit, Kacin ka vleresuar se shtrirja e EULEX-it ne tere territorin e Kosoves jep shenja se edhe ne te ardhmen mund te presim gjera pozitive.

Top Channel