Cekia, presidente e radhes e Bashkimit Evropian, zotohet se do te perkrahe Kosoven ne procesin e ndertimit te shtetit demokratik dhe shumeetnik.

Ne nje leter derguar ministrit te Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni, homologu cek Karel Schwarzenberg premton përkrahje për zhvillimin e perspektivës evropiane të shtetit te ri te Ballkanit.

Po ashtu,  Schwarzenberg, thekson se Cekia ka si prioritet te politikes se jashtme integrimin e te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor.

Me pare Hyseni, i dergoi nje leter urimi homologut cek, me rastin e marrjes se presidences se BE-se.

Top Channel