Athine, atentat prokurorit te anti-terrorit

12/02/2009 16:45

Nje bombe artizanale ka shperthyer perpara baneses se nje prokurori qe heton ceshtjet e terrorizmit, ne Athine.

Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale te shtypit, sipas te cilave bomba kishte nje fuqi modeste dhe ka shkaktuar vetem disa deme materiale.

Sipas burimeve, atentati nuk eshte marre persiper nga askush, por hetuesit, duke pare llojin e bombes, mendojne se ajo mban firmen e grupeve anarkiste.

Top Channel