Vendimi per zhvillimin e mesimit me turne ne nje shkolle te mesme ne Struge, ka shkaktuar debate ne Maqedoni. Sot do te shqyrtohet ligjshmeria e vendimit, qe detyron nxenesit shqiptare dhe ata maqedonas te mesojne me turne.

Drejtoresha e shkolles “Niko Nestor”, e mbeshtetur edhe nga ministri i Arsimit, vendosi ndarjen e nxenesve, pas nje zenke mes disa te rinjve shqiptare dhe maqedonas. Deri tani nxenesit shqiptare dhe bashkemoshtaret e tyre maqedonas i zhvillonin mesimet ne te njejten kohe, ne gjuhet perkatese.

Ky vendim eshte kundershtuar nga prinderit dhe mesuesit shqiptare te kesaj shkolle. Jane te shumte ata qe vleresojne se vendime te tilla per ndarje mbi baza etnike nuk i bejne mire Maqedonise, sepse japin mesazhe te gabuara. Disa subjekte politike thone se me ngjarjet e fundit tentohet te nxiten zhvillime qe fitorja e kandidatit shqiptar te mos perseritet ne zgjedhjet e 22 marsit.

 

Top Channel