OKB heton demet izraelite per pronat ne Gaza

11/02/2009 09:35

Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon ka njoftuar kryerjen e nje hetimi per demin qe i eshte bere prones se OKB-se ne Gaza nga Izraeli gjate konfliktit te fundit atje.

Grupet per te drejtat e njeriut thone se ky hetim nuk mjafton. Ata thone se ne kete rast duhet bere nje hetim gjitheperfshires nderkombetar. Gjate ofensives tri javore te Izraelit ne Gaza mbi 40 persona u vrane nga zjarri izraelit jashte nje shkolle te OKB-se dhe nje depo ne seline e organizates u shkaterrua nga predhat izraelite.

Pati gjithsej dhjete incidente qe rezultuan me demtimin e prones se OKB-se. Grupi Amnesty International thote se hetimi nuk mjafton dhe kerkon nje hetim nderkombetar per te shqyrtuar te gjitha pretendimet per shkelje te se drejtes nderkombetare gjate konfliktit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta