Parlamenti maqedonas do te jete i pari ne Ballkan, ku deputetet nuk do te jene te domosdoshem ne salle.

Projekti i ri u mundeson deputeteve te marrin pjese ne seance on line, ne internet, ndonese fizikisht mund te jene larg shkupit. Sipas kryetarit te kuvendit, Veljanovski, projekti i quajtur e-parlament do te lejoje ndjekjen e seancave ne menyre elektronike dhe deputetet do te mund te firmosin ligje dhe te paraqesin amendamente, edhe duke mos qene te pranishem fizikisht ne kuvend.

Kryetari tha se ai do te jete me efikas ne miratimin e ligjeve dhe transparencen ne pune. Projekti pritet te sjelle edhe perfitime financiare pas aplikimit, pasi nuk do te shpenzohen para per disa materiale. Projekti ka kushtuar 200 mije euro dhe do te nise zbatimin qe nga muaji prill.

Top Channel